E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, makina përplas biçikletën, vdes 60-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Lushnjë.

60-vjeçari, A. Muça është përlasur nga një automjet teksa udhëtonte me bicikletë në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, ku si pasojë ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur edhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›