E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializimet mjekete rinj 8 muaj pa rroga

TIRANE-Plot 130 mjeke te ardhshem nuk kane marre rrogat e 8 muajve. Behet fjale per specializantet e rinj te mjekesise te cilet duhet te kishin filluar pagesat qe me date 1 prill 2011. Ata kane shkuar edhe dje prane ministrise se Shendetesiseper te kerkuar pagen qe u takon por ata i kane derguar serish te drejtoria e QSUT-se. Ne ministri na thane se e kishin derguar shkresen me percaktimin e dates se pagesave dhe kjo date ishte ne muajin korrik kur ishin firmosur kontratat tona me minstrine. Por kjo eshte fare e padrejte se ne kontrata shkruhet shprehimisht se pagesa fillon qe nga data e fillimit te specializimit sipas VKM perkatese - na thote nje perfaqesi e ketyre specializanteve. Por kjo eshte vetem njera ane pasi drejtoria e QSUT-se u ka thene se fundi i vitit eshte i veshtire nga ana financiare
ndaj ata mund ti marrin rrogat ne muajin janar. Fondet tona jane celur me kohe por ministria dhe QSUT ia hedhin topin njera tjetres. Ne kerkojme qe te na paguhet puna qe ne kemi bere sipas te gjitha ligjeve - na thone specializantet te cilet per me teper shpjegojne se ata jane pergjithesishtte moshes 25-30 vjec kane nisur
punen e mjekut por kane ngelur pa asnje te ardhur financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›