E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Fëmijët duhet të jetojnë fëmijërinë

Garancitë ligjore duhet të vihen në zbatim në mënyrë që fëmijët të mos shfrytëzohen. Në një aktivitet në kuadër të ditës Botërore kundër Punës së Fëmijëve, Ambasadori Ettore Sequi shef i delegacionit të BE-së në vendin tone, deklaroi se është shumë e rëndësishme që fëmijët të jetojnë të drejtën e tyre, të jetojnë fëmijërinë.
 

“Duhet të punojmë që garancitë ligjore të vihen në zbatim, pasi këta fëmijë kanë të drejtë që të mos shfrytëzohen dhe të kenë të drejtën që të jetojnë fëmijërinë e tyre. Europa dhe Bashkimi Europian janë shumë aktiv në këtë fushë dhe promovojnë legjislacione si dhe financojnë projekte. Puna e fëmijve nuk është fëmijëria e tyre. Është e rëndësishme pasi një e drejtë që refuzohet është një e drejtë që nuk jetohet”.
President i koalicionit “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijve”, Zini Kore deklaroi se në vendin tonë 12% e fëmijëve nga moshat 5-14 vjeç shfrytëzohen për punë. Sipas Kores, në Shqipëri shumë familje jetojnë me punën e fëmijve për shkak të varfërisë.
 

Përfshirja e fëmijëve në punë në moshë të vogël, dëmton shëndetin e tyre fizik, mendor, emocional si dhe rrezikon jetën e tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›