Sequi: Garantimi i votës, hap drejt integrimit

Garantimi i votës është një nga hapat që duhet të ndërmarrë vendi ynë për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në tyrezën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) për impaktin e liberalizimit të vizave.
Sipas tij një hap tjetër që vendi ynë duhet të ndërmarrë në kuadër të integrimit është edhe garantimi i të drejtës së pronës në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat në vendin e tyre.
Ndërkohë duke iu referuar liberalizimit të vizave ambasadori Sequi theksoi se heqja e vizave është vetëm hapi I parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa theksoi se duhen të ndërmerren reforma të tjera për finalizimin e këtij procesi.
“Liberalizimi i vizave është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Heqja e vizave është hapi i parë në procesin e integrimit ndërkohë duhen të ndërmerren reforma të tjera. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me pjekurinë e demokracisë” theksoi Sequi.