E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Aleanca për qytetarin”, e kalbur moralisht

Në vijim të turit të tij elektoral kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama është ndalur sot në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet.
 

Në takimin me banorët, Rama ka akuzuar mazhorancën se po zhvillon një fushatë presioni të shtrirë në çdo hapësirë.
 

“Aleanca për qytetarin” është e kalbur moralisht. Ajo e di që populli nuk gënjehet më” theksoi Rama duke shtuar se ky koalicion e ka të pamundur t`ia dalë në mënyrë tjetër përveç duke përdorur presionet.
 

Duke e cilësuar si të patolerueshëm presionet, kreu i bashkisë Rama theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm që këto presione duan t`i dekurajojnë atë për të votuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›