E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Implimentim i drejtë i ligjit të medias, liria e saj kusht i BE-së

Liria e medias është një nga kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sequi ndërsa ka vizituar agjensinë telegrafike shqiptare, e ka konsideruar shumë të rëndësishme median në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Liria e të shprehurit është një nga prioritetet e Bashkimit Europian. Kjo është një nga pikat që do të vlerësohet, ecja përpara e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”-tha ai.
Sa i përket ligjit të medias Sequi tha se ai është i rëndësishëm të implemetohet siç duhet.
“Zbatimi i ligjevë është mjaft i rëndësishëm. Ne kemi një ligj, i cili pritet të kalojë së shpejti në Parlament, ligji për median audiovizuale. Ne shpresojmë që ky ligj të miratohet në Parlament sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresojmë që të implementohet në mënyrën e duhur. Ne jemi të kënaqur për kalimin e ndryshimeve në ligjin për shpifjen. BE e ka nënvizuar si një nevojë”-theksoi Sequi.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi se dhënia e lajmit në mënyrë të pavarur është e rëndësishme edhe për institucionet shtetërore, sepse sipas tij ata i shërbejnë qytetarëve të këtij vendi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›