E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Integrimi, duhen veprime konkrete

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi ka kërkuar sot veprime konkrete nga Shqipëria në lidhje me plotësimin e 12 rekomandimeve të Brukselit për integrimin e vendit.

Në një konferencë të organizuar nga Ministria e Integrimit për përmbushjen e kritereve ambasadori Sequi vlerësoi rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit duke shtuar se ky proces kërkon bashkëpunim dhe përfshirje të të gjitha palëve.
 

“BE e konsideron pjesëmarrjen e shoqërisë civile si një gjë shumë të rëndësishme. Besojmë se procesi integrimi është një përpjekje e gjithë shoqërisë dhe gjithë elementëve të saj”, tha sot përfaqësuesi i BE në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›