Incident elektoral në Lushnje, digjen flamujt e PD-së

Një tjetër incident elektoral është shënuar sot në qytetin e Lushnjes ku janë djegur flamujt e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ngjarja ka ndodhur pranë zyrës elektorale të kandidatit për bashkinë e Lushnjes të koalicionit “Aleanca për qytetarin” Albert Sanxhaku, vetëm pak orë para se LSI-ja të hapte fushatën në këtë qytet.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.