E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Integrimi evropian, prioritet në axhendat elektorale të partive

ettore-sequiTiranë- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi kërkoi që axhenda evropiane e vendit të konsiderohet si prioritet nga partitë politike gjatë fushatës elektorale.

Në fjalën e mbajtur në qendrën për informim të Bashkimit Evropian, ambasadori Sequi tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithëve.

Gjithashtu ambasadori Sequi theksoi se shqiptarët e meritojnë Evropën dhe se Shqipëria ka potencialin e mundshëm për të realizuar këtë.

Sipas amasadorit shqiptarët janë shumë proeuropianë dhe e duan familjen e madje të BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›