Berisha: Kokëdhima betonizoi vendin, Rama më i pashpresë se kurrë
Mat- Gjatë inagurimit të rrugës Ura e Matit-Lis, kryeministri Sali Berisha tha se e djathta ofron për qytetarët reforma dhe investime, duke mos braktisur asnjë pëllëmbë të territorit shqiptar.
Kryeminstri Berisha akuzoi opozitën se ajo ofron vetëm alternativa mohimi, mashtrimi e bllokimi.
Bllokoi tre ligje, rrahu gjoksin se bllokoi qindra kilometra rrugë që do të ishin shtruar me fondet e KE-së dhe hapjen e mijëra vendeve të punës, ndërtimin e dhjetra ujësjellësave dhe shkollave të reja. Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion, largohu!, tha kryeminstri Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisë komentoi bashkëpunimin Rama-Kokëdhima. Modeli i tij cili është, cili është? Lexoni vetëm për dy persona, për njërin kryesisht, lexoni për Koço Kokëdhimën, a ju kujtohen ju çatitë që binin mbi kokat e nxënësve në shkollat e Tiranës, ato ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, në Himarë, pallatet që i kanë zënë frymën qytetit janë nga Koço Kokëdhima, reklamat e Tiranës, reklama që i ndau me zotin Kokëdhima. Zoti Rama po të them, qytetari i Tiranës e njohu modelin Rama-Kokëdhima, por ku e di t’i që do e kapërdijnë qytetarët e Shqipërisë këtë model. Je më i pashpresë së kurrë, tha kryeminsitri.
Berisha deklaroi për qytetarët se investimet për katër vitet e ardhme do të jenë rreth katër herë më të mëdha.