Sequi Lexojeni drejt raportin
E hene 08 Tetor 2012 1541
Ettore SequiAmbasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane Ettore Sequiu ka bere thirrje paleve politike ta lexojne drejt dhe te plote konkluzionin e progres-raportit qe pritet te publikohet pas dy ditesh ne Bruksel.
Ne kemi pare debate mes partive politike pikerisht per raportin. Por apeli im eshte qe ju te jeni vetvetja per ate qe kerkoni per vendin tuaj. Inkurajimi im eshte qe ti jepni nje shtyse procesit. Integrimin ta perdorim per te punuar dhe jo per beteja politike. Kryetari i komisionit parlamentar te Integrimit Ditmir Bushati mbeshteti apelin e diplomatit europian por shtoi se Shqiperise i mungon presioni pozitiv i shoqerise civile dhe ndeshkimi i zyrtareve te larte duke iu referuar rastit te Kroacise ku ish kryeministri Sanader u denua me burg per akuzen e korrupsionit. Zevendesministri i integrimit Edmond Hoxha duke komentuar gjetjet e fondacionit SOROS mbi ecurine e plotesimit te 12 rekomandimeve tha se raporti nuk ishte realist. SOROS raporton se shpejtesia e zbatimit te detyrave te lena nga BE eshte rritur me dy here vitin e fundit krahasuar me 2011 qe ishte nje vit i ashper politik.
Komente
Facebook