Sequi Realizimi i reformave paresor per integrimin
“Realizimi në kohë i reformave nga ana e politikës është në interesin më të mirë të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë”. Ky ka qenë qëndrimi i ripërsëritur i ambasadori të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. I pranishëm në konferencën, ku publikua raporti qytetar për monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Europian nga qeveria shqiptare, ambasadori Sequi kërkoi nga drejtuesit politik që vënë përpara interesave partiake, reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Sequi vlerësoi rëndësinë e madhe që ka angazhimi dhe inkurajimi i politikës në përmbushjen e reformave, të rëndësishme në procesin e integrimit të vendit.
“Ne besojmë se progresraporti do të jetë si gjithmonë i besueshëm dhe objektiv. Sigurisht ai do të përmbajë pëlqime dhe kritika, por progresraporti nuk duhet të përdoret për luftë politike, por si dokument që na çon te adresimi i problemeve dhe si t’i zgjidhim ato. Është një udhërrëfyes për reformat që i duhen vendit, është një nxitje për klasën politike për të ecur përpara, për të përmbushur me kurajo angazhimet që Brukseli kërkon. Pra inkurajimi i im për ju është të jeni produktiv dhe Bashkëpunues. Tashmë që na kanë mbetur dhe vetëm dy ditë nga publikimi i progresraportit, e kam bërë edhe njëherë tjetër ketë pyetje. Do të jetë Rasti që këtë herë të shohim njëri-tjetrin në si dhe të themi ne kishim vizionin por na mungoi vullneti për të përmbushur detyrimet, ne kishim vullnetin por na mungoi vizioni i duhur, apo do të shohim njëri-tjetrin në sy dhe do të themi që ne e patëm mundësinë dhe e shfrytëzuam atë sepse e trajtuam çështjen e integrimit si një synim kombëtar”, vlerësoi Sequi.