E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI solidarizohet me grevistët: Zgjidhje përmes dialogut

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje përfaqësuesve dhe autoriteteve qeveritare të gjejnë urat e komunikimit dhe të shtrojnë për diskutim problemet e ish të burgosurve politikë, pas aktit të rëndë të shënuar ditën e sotme.
 

Sekretari i kësaj force politike, Luan Rama në një dalje për mediat shprehi keqardhje ndaj tentativës për vetëflijim të grevistit Gjergj Ndreca, ndërsa theksoi se është në të mirë të parandalimit te një agravimi të mëtejshshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë më përfaqësues të grevistëve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problermatikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë.
 

Luan Rama e ka konsideruar të patolerueshmë si trajtimin politikisht të grevës së urisë, ashtu dhe tantativat për ta instrumentalizuar këtë grevë dhe përdorur për qëllime politike.
 

LSI në përfundim deklaroi se është kundër qëndrimeve refraktare, pasi në një shoqëri demokratike duhet të mbizotrojë fryma e dialogut.
“Një grevë e tillë e organizuar nga kushdo qoftë ka nevojë për vëmendje, dialog dhe transparencë. Ftoj atutoritetet e qeverisë të gjejnë rrugët për komunikim” përfundoi ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›