Sequi: Lufta e Kosovës, fëmijëve të Rugovës iu bleva këpucë
TIRANE-Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, në një intervistë të dhënë për "Bugajski Hour" në Albanian Screen ka sqaruar ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në familjen europiane.
Cilat janë kostot e pranimit të Shqipërisë në BE?
Një ndër kostot e pranimit, që për mua nuk është kosto, por një përfitim tjetër, është kalimi nga një përqasje politike, e cila ndonjëherë konsiderohet në nivelin zero, në një përqasje politike më pozitive për sa i përket adresimit të problemeve të vendit. Në fund të fundit, kur themi se integrimi është objektiv kombëtar nënkuptojmë edhe këtë. Bëhet fjalë për të punuarit së bashku për një qëllim të përbashkët. Përgjigjja ime do të ishte se ka kosto,por përfitimet janë shumë më të mëdha.
A mund t'i përmblidhni për publikun hapat drejt anëtarësimit?
Në vitin 2010, Komisioni prezantoi një raport, ku rekomandoi të mos jepej statusi i vendit kandidat. Ata u bazuan në një sërë arsyesh,të cilat më pas u përkthyen si 12 përparësi. Pasi kushtet të plotësohen, negociatat do të fillojnë duke u bazuar te të ashtuquajturat "Kriteret e Kopenhagenit".
A mund të më thoni se sa progres është bërë deri tani në këto fusha që nga koha kur u vendosën këto kushte?
Nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm tani kam parë pak progres. Kjo është e dukshme për të gjithë. Pra, ka pasur vullnet politik për të ecur në drejtimin e duhur. Nga nëntori deri tani kemi miratimin e një sërë ligjesh që kërkojnë 3/5 e votave, gjë që është një nga rekomandimet. Kemi krijimin e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, një tjetër rekomandim, ai i reformës zgjedhore,i bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kemi krijimin e një komisioni për funksionimin e Parlamentit, rregulloren e tij. Një nga rekomandimet lidhet me Parlamentin. Kemi caktimin e Avokatit të Popullit përmes një procesi transparent, frytdhënës, i cili rezultoi me një numër të madh votash, 127 vota. Mendoj se kjo ishte mjaft domethënëse dhe tregon se ekziston një vullnet i mirë i përbashkët. Ka zhvillim edhe në fusha të tjera. E rëndësishme është që ky zhvillim të ruhet. Ne duam të shohim zhvillim veçanërisht te përparësitë.
Më lejoni të flas për disa vende të tjera, të cilat janë mjaft aktive jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Turqia dhe Rusia. Si do ta përcaktonit përqasjen e tyre ndaj këtij rajoni?
Zgjedhja e Shqipërisë për të përparuar në drejtimin evropian është shumë e qartë. Nuk shoh ndonjë lloj konkurrence. Përkundrazi, mendoj se përvoja e vendeve që e kanë filluar procesin e negocimit mund të jetë e vlefshme për ata që s'e kanë nisur ende. Nëse flasim në përgjithësi, mendoj se ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa për sa i përket stabilitetit të vendit, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme. I kam ndjekur zhvillimet në vend dhe rajon para se të vija në Shqipëri, në fillim të vitit 2000. Kam qenë në Nju Jork në vitin 1997, kur Këshilli i Sigurisë miratoi rezolutën për autorizimin e ardhjes së Misionit Alba në Shqipëri në një moment shumë të vështirë. Unë isha në Romë...
Pas kolapsit të piramidave?
Pikërisht. Kjo rezolutë u miratua për 18 orë, në kohë rekord. Ishte e premte, viti '97. Unë isha në Romë dhe u mora personalisht me vizitën e parë të z.Thaçi atje. Jemi takuar kohët e fundit dhe e mbajmë mend atë vizitë jozyrtare. Gjithashtu jam kujdesur për vizitën në Romë të z.Rugova. Mbaj mend edhe një histori. Gjatë kohës kur ai do të nisej, për shkak të rrëmujës, një nga fëmijët e z.Rugova humbi një këpucë. Ne shkuam së bashku, jo me z. Rugova, për të blerë një palë këpucë të reja. Pas kësaj, kam shërbyer në Shqipëri që nga viti 2000.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)