Sequi Luftoni korrupsionin bashkepunoni me drejtesine

Ambasadori i BE Ettore Sequi ka folur sot per integrimin duke thene se ai varet nga plotesimi i kritereve. Sequi theksoi qarte edhe qendrimin e Brukselit sipas te cilit Ecuria e Shqiperise drejt BE-se varet nga plotesimi i kritereve dhe se lufta kunder korrupsionit eshte nje nga marreveshjet kyce te stabilizim asociimit.
Kreu i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperie theksoi se sipas opinionit te BE-se reformat jane ende te paplotesuara dhe kjo gje eshte ne qender te vemendjes se Brukselit per te hartuar opinionin e BE-se per raportin e fundvitit. Ai gjithashtu nenvizoi se Shqiperia ka akoma pune me luften kunder korrupsionit duke shtuar se bashkepunimi mes institucioneve te drejtesise duhet te vazhdoje me tej.