Besojne te ndryshimi

Einodin Sadeghzadeh Ali Zaeem Said Moayyeri Zadeh udhetuan nga Irani per te prezantuar ne Tirane punet e tyre ne grafike pikture kaligrafi ne kuader te ekspozites Nga Teherani ne Tirane e organizuar nga fondacioni Saadi Shirazi. Njerezit kane nje ide te pergjithshme per traditen e vjeter te kaligrafise piktures ne miniature punimeve tradicionale qe i kane rrenjet ne kulturen perse. Por te tre artistet kane bindjen qe keto forma tradicionale te te berit art te cilat bazohen ne filozofine urtesine dhe simbolet duhet te bashkejetoje me problemet e jetes se perditshme. Ndryshe per cfare sherben arti
Pikerisht per kete pelqejne te flasin ne intervisten per Shekullin ballafaqimi i artit tradicional me artin bashkekohor perplasja e brezave dhe misioni i artit. Refuzojne te flasin per problematikat politike dhe shoqerore qe jeton Irani i sotem dhe si ndikon kjo klime ne art.
Ekspozita rri e hapur per nje jave ne Muzeun Historik Kombetar.
Nje teme qe gjen vend gati ne te gjitha punet tuaja eshte marredhenia e se shkuares me te tashmes. Perse e perqafuar nga te tre kjo teme
Said Moayyeri Zadeh Ne Iran kemi mbrojtes fanatike te kultures tradicionale te cilet nuk e deshirojne ndryshimin. Ka nje pengese ne komunikim midis ketyre dy grupeve qe mbrojne artin tradicional dhe moderneve. Tradicionalja perkrahet nga te moshuarit por gjen perkrahes edhe ne mesin e te rinjve besimtare.
Artistet tane kane kryesisht tendenca evropiane-amerikane ne art por kemi edhe te tjere nostalgjike qe duan te rikthehen ne te shkuaren.
Ne punet e mia jam perpjekur ti permbledh te dy stilet e piktures.
Po per kaligrafistin dhe grafistin si eshte ky raport
Ali Zaeem grafist. Ne jetojme me iluzionin e se shkuares te kultures historise. Kemi krijuar nje iluzion per veten sepse jemi nje vend me histori te gjate. Historia tradicionale eshte shume e bukur e thelle por nuk i pergjigjet te sotmes. Une i tregoj keto probleme ne punet e mia te cilat ngrihen mbi konceptin e se shkuares te sotmes dhe te ardhmes. Nuk e dijme se cduhet bere me mendimin tracional dhe me teknologjine moderne.
Einodin Sadeghzadeh kaligrafist. shte nje tradite 500-vjecare qe i ka rrenjet te shkrimi persian. Por une bej stilin modern te kaligrafise. Tradicionalja bazohet rreptesisht te ligji i dizajnit masat format. Une punoj me lirshem gjej kompozime te reja dhe menyra te reja te shprehuri ne keto pune. Nje gjuhe universale qe bazohet ne stilin persian te te shkruarit.
fare kerkoni te beni ju ndryshe
Said Moayyeri Zadeh Koncepti i piktures tradicionale ngrihet mbi urtesine dhe mbi mistiken. Ndersa piktura moderne ngrihet mbi logjiken dhe pervojen. Une perpiqem qe me ane te puneve te mia ta shuaj kontradikten midis brezave dhe te vendos nje ure komunikimi midis ketyre dy prirjeve. Kete e quaj neofolklor. Ne pikturen tradicionale kane shume rendesi shenjat dhe simbolet.
Ne pikturen time i sheh te dyja. Kemi ketu mollen qe Njutonit i terhoqi vemendjen dhe zbuloi nje ligj te madh qe eshte Forca e Rendeses. Ne qofte se do ta shohim natyren me vemendje mund te shtiem ne dore shume te verteta dhe mund te kuptojme simbolet. Por ne pikture eshte futur edhe menyra e jeteses e atyre njerezve qe me rrethojne. Me pelqen te tregoj kontrastin mes shtresave te ndryshme te shoqerise problemet sociale. Per mua eshte e rendesishme te veshtroj boten e jashtme dhe te brendshme pa fanatizem. Te perpiqemi ti kuptojme ato dhe te jemi ne gjendje te ligjerojme per to.
Duke pare tekniken e realizimit te puneve krijohet pershtypja se perparesi te ju merr koncepti.
Said Moayyeri Zadeh Une kam punuar me konceptin dhe i kushtoj shume vemendje.
Mendoj edhe qe piktura duhet te kete logjike. Po ti heqim njeriut logjiken kthehet ne kafshe. Logjika duhet te mbizoteroje ne kete dialog qe ekziston mes tri elementeve ngjyres formes dhe shenjave.
Einodin Sadeghzadeh Arti eshte nje perceptim personal dhe gjithkush gjen mjetet per ta shprehur ate. Forma kompozicionale eshte me rendesi per mua kurse koncepti vjen ne plan te dyte. Kam 25 vjet rresht qe punoj me kaligrafine me tekniken e ziftit ne pelhure. Pas ketyre viteve pune gjeta edhe nje rruge per tu shprehur.
Pak e veshtire ta kuptosh boten tuaj ne pelhure....
Ben fjale per endrrat ndjenjat thellesine e ndjenjave.
Me cfare problemesh perballet nje artist sot ne Iran. Nga televizioni ju njohim si nje vend i mbyllur me shume probleme politike. Here pas here ka lajme te mira nga kinemaja juaj. Si eshte ne te vertete
Said Moayyeri Zadeh Perpiqem qe punimet e mia te mos lidhen me politiken me palen qe kerkon pluralizmin dhe ate qe nuk e pranon. Mendoj qe duhet nje dialog midis tyre. Nese nuk zhvillohet dialog ndermjet ketyre dy prirjeve politike ne perfundojme te nazizmi. Per njerezit dhe per vete deshiroj te mos ekzistoje nje gje e vetme Fanatizmi. Ne mund te kemi edhe diktature moderne dhe diktature tradicionale. Kurse
per te punuar jemi te lire. Per te ekspozuar diku duhet te marrim leje.
Ku
shte me mire ta perfundojme ketu biseden.
A mund te bisedojme bashke per kete Ali
Ali Zaeem eshtjet politike u takojne burrave te politikes. Ne mund te bejme nje progres te madh nese ecim me gjeneraten e re. Keto pune moderne jane shembull i mire per tiu treguar njerezve qe populli iranian po ben progres. Ne jemi nje vend modern ne Lindjen e Mesme.
Kemi shoqata qe nuk kane lidhje me qeverine shoqata e kaligrafisteve e dizajnit grafik e artit figurativ te cilat punojne per veten e tyre dhe hapin ekspozita ne te gjithe Iranin dhe kane ftesa nga e gjithe bota. Ne vete kemi hapur ekspozita ne USA Kanada Rusi Ukraine. Punojme dhe perpiqemi shume per te qene artiste te pavarur. Ndonjehere kemi problemet fetare por ne ditet e sotme gjithcka po zbehet. 30 vjet pas revolucionit islamik une mendoj se gjithcka po shembet hap pas hapi problemet fetare po zbehen dhe ka nje menyre te re te te menduarit.
Biografia
Einodin Sadeghzadeh Ka lindur me 1966 ne qytetin Babolsar. Ka 25 vjet qe merret me kaligrafi dhe eshte profesor ne Univiersitetin e Artit ne Iran. Ka marre pjese ne panaire artistike individuale brenda dhe jashte vendit ne Rusi Kanada Ukraine Angli Jordani Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ali Zaeem Ka lindur me 1969 ne Teheran. Ka perfunduar studimet per grafike. shte profesor i artit ne Universitetin e Iranit dhe drejtor i artit grafik ne shtepite botuese Cheshmeh Sales Negah dhe Tus. Ka hapur ekspozita ne Evrope Emiratet e Bashkuara Arabe Japoni.
Said Moayyeri Zadeh Ka lindur me 1964 ne Teheran. shte profesor i piktures ne Universitetin e Iranit. Ka hapur disa ekspozita personale dhe eshte pjesemarres ne ekspozita te perbashketa dhe Bienale te organizuara ne Muzeun e Arteve Bashkekohore ne Teheran.
Ekspozita
Qeramike qelq...
Pjese e ekspozites jane edhe objekte artizanale. Komplete gotash cajnikesh ibrikesh pjatanca qeramike qelqi druri metali bronzi te lara ne ar. Mendohet te jene prodhuar 400-800 vjet me pare dhe perdoren per zbukurim ne familjet iraniane.
Ne ekspozite vizitori sheh edhe nje kend fotografik qe ballafaqon Iranin e dy boteve antikja ku ruhen gjurmet e kompleksit antik te Persepolisit 515 p.e.s dhe godinat gjigande te ngritura ne kohet moderne.
Gjate nje jave qe rri e hapur ekspozita ofrohet per vizitoret nje minikinema ku shfaqen 8 filma te realizuar nga regjisoret iraniane.