Sequi: Palët të nisin menjëherë nga dialogu
22/06/2011 Topi takim me ambasadorin e BE
Presidenti Bamir Topi gjatë paradites së djeshme zhvilloi një takim pune, ku në zyrën e tij priti kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me situatën paszgjedhore të krijuar në Shqipëri, duke shprehur njëkohësisht edhe shqetësimin e përbashkët për tejzgjatjen e përfundimit të këtij procesi. Nga ana tij, Presidenti Topi, duke iu referuar deklaratave të Baroneshës Eshton, komisionerit për Zgjerim, Fyle dhe konkluzioneve të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, ndau me ambasadorin Sekui të njëjtin qëndrim të palëkundur se “në këtë situatë është e domosdoshme nisja e menjëhershme e dialogut politik mes palëve dhe rivendosja e bashkëpunimit produktiv institucional”. Gjithashtu, kreu i shtetit theksoi se kjo do të ishte dëshmia më e mirë e maturisë që klasa politike mund t’i japë popullit të saj dhe bashkësisë ndërkombëtare për angazhimin dhe vullnetin real për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Në këtë pikë, ambasadori Sekui vuri në dukje faktin se “Evropa e Bashkuar është e ndërtuar mbi bazën e institucioneve, prandaj për të është shumë e rëndësishme që të respektohen institucionet e pavarura kushtetuese”. Kryetari i shtetit u shpreh se vetëm zgjidhjet institucionale të ardhura përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura në vend do t’u shërbenin interesave të qytetarëve shqiptarë dhe aspiratës së tyre për një të ardhme sa më të afërme në familjen evropiane. Presidenti Topi theksoi në këtë takim pune se “Bashkimi Evropian vlerësoi maksimalisht qytetarët shqiptarët dhe sjelljen e tyre”. Presidenti ritheksoi gjithashtu se “klasa politike duhet të arrijë në të njëjtat standarde. Ka ardhur koha të kalohet nga fjalët dhe premtimet pa fund të politikanëve, në vepra konkrete në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë dhe popullit shqiptar”.