Abuzimet me Operacionet, mjekët e rretheve dyndin pacientët drejt QSUT
22/06/2011 Kirurgjia mbetet një ndër shërbimet me shqetësuese
Institucionet nuk kryejnë punën. Pezullohen operacionet e planifikuara duke lënë vetëm rastet e urgjencës.
Spitalet e rretheve abuzojnë me ofrimin e shërbimeve mjekësore ndaj pacientëve, veçanërisht ato për ndërhyrjet kirurgjikale, të cilat pa të drejtë dynden të tëra drejt kryeqytetit, duke shkaktuar kaos në QSUT. Janë pikërisht mjekët e rretheve, që edhe për operacionet më të thjeshta, në mënyrë abuzive i autorizojnë pacientët të vijnë për kryerjen e operacioneve drejt spitalit të kryeqytetit. Ndonëse kjo problematikë është konstatuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të fundit, situata mbetet e njëjtë, e cila evidentohet me mbipopullimin e vazhdueshëm të pavijoneve të QSUT, duke lënë të kuptohet se institucionet, duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë etj., nuk po bëjnë punën e tyre as në respektimin e sistemit të referimit, po ashtu dhe në marrjen e masave ndëshkuese ndaj këtyre autorizimeve të padrejta. Kjo problematikë rëndohet edhe më shumë gjatë stinës së verës, si pasojë e shtimit të urgjencave si nga vapa po ashtu edhe nga urgjencat e shkaktuara prej aksidenteve automobilistike. Për këtë i është kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërhyjë në marrjen e masave për zgjidhjen e këtij ngërçi, ndërsa nga ana tjetër kundrejt këtij fluksi drejtuesit e QSUT pohojnë se ndërhyrjet e planifikuara do të shtyhen për në vjeshtë, duke i lënë vend vetëm operacioneve që janë të urgjencës.
Situata
Shefi i Shërbimit të Urgjencës Kirurgjikale, Ylli Ziçishti, ka kërkuar gjatë ditës së djeshme që Ministria e Shëndetësisë të ndërhyjë kundrejt kësaj situate, duke qenë se gjatë verës dyfishohen dhe rastet e urgjencës. “Ka edhe raste kur ka mjekë që i nisin të sëmurët në Tiranë sepse duan të rrinë rehat gjatë verës, pa ia bërë të gjitha të sëmurit. Merreni me mend, Tirana ka qenë 50 mijë me këtë spital. Tani është 1 milion. Plus fluksi i turistëve dhe pacientët e shumtë nga rrethet. Si mund të përballohet kjo? Mund të ndalohet nga ana e ministrisë dhe jo nga ana jonë”, thotë Ziçishti. Sipas tij, mjekët e spitaleve të qyteteve duhet të jenë përgjegjësit kryesore për dërgimin dhe transportimin e pacientit për në Tiranë. “Po ndodh që ne të kemi një tejmbushje të sallave të operacioneve nga më të lehtat, ndërkohë që mjekët e rretheve të mos kryejnë asnjë operacion gjatë stinës së verës. Gjatë verës së kaluar, vetëm përgjatë muajit korrik kemi realizuar 474 operacione. Ky është një numër shumë i lartë për një urgjencë spitali. Në rastet e aksidenteve, traumave, pacienti shkon në Spitalin Ushtarak, por ne sot përballojmë rreth 2 për qind të këtyre rasteve”.
Planifikimet
Për shkak të kësaj problematike pohohet se gjatë dy muajve të ardhshëm, si pasojë e vapës do të ndiqet një skemë e re e realizimit të operacioneve, ku ndërhyrjet e planifikuara janë parashikuar të shtyhen për në vjeshtë, pasi pritshmëritë, sipas kirurgëve të ndërhyrjeve emergjente, do të jenë të shumta. Drejtoria e kësaj qendre spitalore, me anë të një urdhri të brendshëm ka kërkuar nga gjithë mjekët e këtij institucioni planifikimin e lejeve të verës dhe hartimin e grafikëve për çdo pavijon. Kjo në mënyrë që të gjitha pavijonet të jenë efeciente dhe çdo kohë duke pritur të gjitha urgjencat dhe konsultat. Sipas drejtorit Saimir Ivziku, pohohet se sallat e operacionit përgjatë muajve të nxehtë verës, korrik dhe gusht, do të presin urgjencat, por do të ulin numrin e operacioneve me planifikim. Sipas të dhënave, u pohua se vetëm gjatë vitit të kaluar Kirurgjia ka kryer 6379 operacioneve, prej të cilave 3030 kanë qenë raste urgjente. “Gjatë stinës së verës edhe këtë vit do të ketë një rënie të numrit të planifikimeve, kurse urgjencat do të përballohen të gjitha, spitali do të jetë përgjatë 24 orëve në funksion të pacientëve, në cilësinë e duhur”, ka pohuar Ivziku.