Miqësore fotografish, për të tjerat më mirë të heshtim
22/06/2011 Dërgata në Argjentinë sigurisht ka qenë shansi i madh për kuqezinjtë në këtë miqësore për të luajtur me ekipin e yjeve. Por vetëm kaq sepse në fushë shumë nga individët nuk dhanë pothuajse asgjë edhe pse u munduan për maksimumin
Miqësore fotografish dhe asgjë më tepër për Shqipërinë e Josip Kuzhesë në Argjentinë. Është kjo me pak fjalë përmbledhja e asaj që Shqipëria nxori në dritë nga miqësorja e madhe në Buenos Aires. Jo vetëm që nuk kemi luajtur futboll, por kemi bërë shumë pak se aq. Vetëm sa kemi shënuar emrin në librin e atyre që kanë luajtur kundër Mesit, Tevezit, Agueros e Lavecit, sepse për gjë tjetër nuk kemi qenë të hënën. Sigurisht ne në Tiranë nuk është se prisnim shumë, por vetëm një gjuajtje në portë është shumë pak për një ekip me plot të rinj, të cilët duan një vend në kombëtaren e parë dhe kërkojnë që “pleqtë e ekipit” t’u hapin rrugë.
Normalisht të gjithë lojtarët duhen përgëzuar që pranuan të luanin kundër Argjentinës edhe pse e dinin se mund të mundeshin me një goleadë. Nuk diskutohet që secili ka dhënë maksimumin. Jemi të bindur për këtë fakt, por niveli i tyre është shumë larg nga të qenit lojtar i kombëtares. Vetë ata duhet ta kuptojnë një fakt të tillë. Duhet të jenë të ndërgjegjshëm. Në çdo drejtim ta kapësh këtë miqësore, ajo është veçse një dështim nga ana futbollistike, edhe pse një arritje nga ana menaxheriale dhe publicitare për FSHF-në që realisht ka qenë në hall për lojtarë këtë mes qershori.
Nuk të bie shansi shpeshherë që të luash me një skuadër si Argjentina dy herë kampione e botës dhe me yjet e futbollit në çdo repart të saj. Gjithsesi, shumë nga djemtë në fushën e lojës duket të kishin bërë më shumë për të fituar vendin e titullarit të kombëtare. Përjashtim bëjnë Lila, Vangjeli, Bulku, Kapllani e ndonjë tjetër që me të vërtetë janë tashmë titullarë të skuadrës përfaqësuese. Rezervat e përjetshme, Vila, Muzaka, Hyka, Bakaj, Veliu apo edhe pretendentët e rinj, Vajushi, e ndonjë tjetër janë shumë larg të qenit titullarë në kombëtare aq sa “pensionistët” e kuqezinjve mund të flenë të qetë. Vendin në kombëtare e kanë të siguruar edhe të paktën një vit, luajnë apo s’luajnë, sepse këta djem ende nuk e kanë hedhur hapin e madh. Ata nuk janë gati për kombëtaren. Kjo u pa qartë në Argjentinë ku skuadra jonë bëri vetëm me një gjuajtje në portë dhe sigurisht shumë fotografi të bukura gjatë lojës me Mesi&co. Për të tjerat sigurisht është e kotë të flasësh.
TERIM LARGON CANEN
Tashmë një gjë është e sigurt. Lorik Cana nuk do të jetë më pjesë e Gallatasarajt për sezonin e ardhshëm. Kështu, trajneri i ri i skuadrës turke nuk e ka aspak në plan Lorik Canën, duke e përjashtuar përfundimisht kosovarin për sezonin e ardhshëm. Kështu, Cana tani është më afër se kurrë Lacios dhe finalizimi pritet në ditët në vijim. Nga ana tjetër, tifozët lacial janë duke kërkuar gjithmonë e me më shumë me insistim ardhjen e Canës.
Ofertat për Canën
Ofertat për Lorik Canën duket se nuk kanë fund. Kështu, në mediat e huaja emri i Lorikut përmendet në shumë ekipe evropiane, duke nisur nga Italia tek Lacio, ashtu edhe në Bundesligën gjermane dhe në premier ligën angleze. Gjithsesi, në “pole position” mbetet skuadra e Lacios që ka shprehur dhe zyrtarisht interesimin për lojtarin e kombëtares sonë. Vet Cana disa herë e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me ekipin lacial, edhe duke sakrifikuar disi nga paga vjetore, pasi shifra që ofron Lacio është më e vogël se ajo që ofronte Gallatasaraj në pagë vjetore. Edhe drejtuesit e Lacios shprehen shumë të entuziazmuar për ardhjen e Lorikut në Itali. Duke parë të gjitha gjasat, tashmë mbetet vetëm çështje ditësh që Cana të firmosë për Lacion.