E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Arsimi dhe shëndetësia kanë mbetur peng i politikës

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi ka deklaruar sot se reformat duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe jo të fokusuar vetëm në çështjet politike.

Duke folur në tryezën e BE-së dhe dhe fondacionit Shqipëria e Hapur ambadasori evropian tha se nuk duhen neglizhuar reformat e tjejra siç është ajo në Shëndetësi dhe Arsim.

Duke u përqendruar në disa reforma të kërkuara ku fokusohet politika, lihen mënjanë disa të tjera siç është Shëndetësia dhe ArsimiDuhet të jenë reforma gjithëpërfshirëse- tha ambasadori.

Sipas zotit Sequi reformat në këto fusha mbahen peng nga destabiliteti politik. Reformat në arsim e shëndetësi janë të papërfunduara për shkak të jostabilitetit politik. Jo qëndrueshmëria në politikë ka sjellë mos realizim të këtyre reformave- tha më tej ambasadori.

Ambasadori Sequi nënvizoi se integrimi në Bashkimin Evropian i shton burime politikave kombëtare siç janë Shëndetësia, Arsimi, apo Mbrojtja sociale. Ambasadori i BE-s ënë Shqipëri ripërsëriti apelin ndaj klasës politike shqiptare që të vijojnë rrugën e dialogut dhe konsensusit.

Gjatë takimit mbajtën fjalën e tyre ministrin i Brendshëm, Bujar Nishani dhe kreu i komisionit kuvendor të Integrimit, Ditmir Bushati të cilët thanë se Shqipëria vijon përpjekjet dhe angazhimin maksimal për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtët e këtij viti.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›