ILDKP Derguam 16 kallezime penale ne Prokurori per shkeljet e zyrtareve
Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurise ka ushtruar kontroll te plote te pasurise per 422 zyrtare. Sipas raportit zyrtar te paraqitur nga ILDKP-ja ne Kuvend gjate vitit 2011 Inspektorati i Larte ka kryer proceduren e hetimit administrativ ne 28 raste gjate te cilave jane kryer investigime te thelluara ne regjistra publike si keqyrje ne vend verifikime ne terren si edhe jane perfshire eksperte te licencuar te fushave te ndryshme. Ne zbatim te nenit 44/1 pika e te ligjit nr.9367 Per parandalimin e konfliktit te interesave... per shkak te parregullsive te konstatuara ne deklaraten e interesave private ILDKP ka vendosur masen administrative gjobe ndaj 23 subjekteve deklarues. Ne zbatim te nenit 44 pika d dhe dh te ligjit nr.9367 eshte aplikuar mase administrative gjobe per 8 zyrtare te gjendur ne kushtet e konfliktit te interesave si dhe per shkelje te ligjit mbi parandalimin e konfliktit te interesave. Subjektet e gjobitur kane reaguar menjehere pas aplikimit te mases administrative duke bere zgjidhjen e konfliktit te interesit ne menyren e duhur duke u paraqitur prane zyrave te ILDKP-se apo duke kerkuar asistence dhe udhezime per zgjidhje te menjehershme te situates se konfliktit te interesit sipas parashikimeve ligjore. Ne zbatim te nenit 281 te Kodit te Procedures Penale Inspektorati i Larte ka kerkuar nga organi i Prokurorise nisjen e procedimit penal ndaj 16 subjekteve deklarues te niveleve te ndryshme per vepren penale Refuzimi per deklarim mosdeklarimi fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunesve publike te parashikuar nga neni 257/a i K.Penal. Pese zyrtare te kallezuar per kundervajtje penale te parashikuar ne paragrafin e pare te nenit 257/a dhe 11 zyrtare te kallezuar per vepren penale te parashikuar ne paragrafin e dyte te nenit 257/a te K.Penal. Sipas nje informacioni statistikor nga prokurorite e rretheve gjyqesore per vitin 2011 jane regjistruar 16 procedime penale jane perfunduar 12 procedime penale dhe jane ne fazen e hetimeve paraprake 4 kater procedime penale. Nga 12 dymbedhjete procedimet penale te perfunduara per 9 nente procedime penale eshte vendosur dergimi i te pandehurve per gjykim dhe per 3 tre procedime penale eshte vendosur pushimi i hetimeve. Nga 5 rastet e kallezuara per deklarim te rreme apo fshehje pasurie parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal ne 4 kallezime te derguara nga ILDKP organi i prokurorise ka vendosur pushimin e procedimit penal. Kunder vendimeve te pushimit ILDKP-ja ka paraqitur ankim prane Prokurorise se Pergjithshme dhe ne gjykate.