Shqiperia ben provat per te marre presidencen e radhes se KiE-se
Shqiperia behet gati qe te marre ne muajin maj presidencen e radhes te Keshillit te Europes. Takimi i djeshem mes ministrit te Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto dhe Gerard Stoudman perfaqesues i posacem i sekretarit te pergjithshem te KiE-se i ngarkuar me zhvillimin organizativ dhe reformen e KiE-se ka konsistuar pikerisht ne kete kuader i cili vjen per here te pare per Shqiperine. Nga ana e vet Haxhinasto ka premtuar angazhim maksimal nga ana e qeverise shqiptare duke shtuar se ne takimin me Stoudman eshte folur edhe per probleme politike te dites si ecuria me reformat ne vend. Diskutuam lidhur me pergatitjet per presidencen e ardhshme te Europes qe sic e dini fillon ne maj te ketij viti. Kemi folur per prioritetet e kesaj presidence me qellim qe ato te jene ne perputhje te plote si me presidencen aktuale britanike ashtu dhe me ate te ardhshme. Sigurisht qe Shqiperia ne keto prioritete ka futur edhe kontributin e saj te vecante per sa u takon ceshtjeve te tolerances bashkejeteses si edhe kontributit te saj te vecante per rajonin tha nder te tjera Haxhinasto. Ai nuk ka lene pa prekur edhe ceshtjen e Kosoves dhe opsioneve reale apo objektive te nje anetaresimi te saj ne KiE. Ne takim u diskutua gjithashtu per mundesite hapesirat konkrete qe krijohen per Kosoven qe te ndermarre hapa ne drejtim te anetaresimit ne Keshillin e Europes sidomos mbas marreveshjes se arritur ne Bruksel me Serbine per integrimin e Republikes se Kosoves ne te gjitha iniciativat dhe organizatat rajonale tha zv.kryeministri shqiptar. Nga ana e vet zyrtari i KiE-se u shpreh shume entuziast per marrjen e presidences nga Shqiperia per vete faktin se ky akt perkon me nje situate shume te rendesishme ne rajonin ballkanik. Kjo presidence eshte vecanerisht e rendesishme jo vetem sepse eshte hera e pare qe ju merrni presidencen e kesaj organizate por sepse vjen ne nje moment kyc dhe pozitiv per rajonin. Keshtu qe nese cdo gje shkon mire presidenca e Shqiperise do te krijoje nje situate ku te gjithe aktoret do te dalin te fituar tha ai ne konferencen e perbashket per shtyp me Haxhinaston. Stoudman ka konfirmuar mbeshtetjen e KiE-se per integrimin e Shqiperise ne Europe permes komunikimit me te gjithe aktoret vendimmarres.