E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Politikat e punësimit të mbështeten nga qeveria

Kriza ekonomike në vendet fqinje rrit numrin e të papunëve në Shqipëri. Këtë fakt e ka pranuar vetë zv.ministrja e punës Fiolloreta Kodra në një konferencë për politikat e punësimit e organizuar nga Lëvizja Europiane. Sipas saj gjatë tre muajve të parë të këtij viti fluksi i emigrantëve të rikthyer që kërkojnë punë është rritur me tre herë. Sipas zv.ministres shqetësim mbetet dhe papunësimi tek të rinjtë.
 

I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Etore Sequi deklaroi se është e rëndësishme që politikat e punësimit të mbështeten nga qeveria.
 

“Projektet e punësimit duhet që të nxiten sidomos prej politikave qeveritare.Mbarvajtja dhe bashkëpunimi midis atyre që përbëjnë ofertën për punësim dhe kërkesën është shumë e rëndësishme.Vetëm kështu mund të sigurohet punësimi juaj i të afërmve dhe njerëzve që njihni. BE në gjashtë vitet ee fundit ka dhënë rreth gjysëm milioni euro për mbëhtetjen e sektorit të punësimit. Një tjetër aspekt me rëndësi është dhe bashkëveprimi i të rinjve sidomos me ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme” theksoi Sequi.
 

Sfida për punësim është kthyer në një pikë të rëndësishmë për Shqipërinë por edhe për vendet e Europës sidomos pas përfshrjes së tyre prej krizës ekonomike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›