Arvizu takon gazetarët: Më shumë transparencë

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është takuar sot me një grup gazetarësh në lidhje me prerjen e drurëve te Rruga e Elbasanit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, diplomati amerikan është zotuar se do të bëjë gjithçka që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për median.
“Folëm për shumë gjëra, për imunitetin për referendumin për mbetjet por emëruesi i përbashkët ishte interesi publik. Roli që media shqiptare luan është për të promovuar një transparencë më të madhe dhe më shumë llogaridhënie. Unë jam zotuar që ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mbështesim përpjekjet e gazetarëve dhe të nxisim më shumë tranparencën dhe llogaridhënien për interesin publik” tha ambasadori.
Ndërsa kryetari i Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa tha se gazetarët janë të shqetësuar për shpërfilljen që i bën shteti këtij problemi kaq madhor për mjedisin.