E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Presidenti rendesi procesi

Kreu misionit te BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i është bashkuar qëndrimeve tashmë të shprehura nga komuniteti ndërkombetar, se krahas emrit të kandidatit të ardhshëm për postin e presidentit te ardhshëm një rëndësi të veçante merr procesi.

I pyetur per te dhene nje koment per zgjedhjen e presidentit te ri, ambasadori Sequi u shpreh se ai shpresonte qe presidenti i ardhshem do te zgjidhet nga nje proces gjitheperfshires duke shtuar, se partite politike do te merren me kete ceshtje dhe te tjerat ne menyre konstruktive.

Ambasadori Sequi ka theksuar se rruga e Shqiperise, drejt familjes europiane qe kalon fillimisht nga marrja e statusit te vendit kadidat, eshte nje proces i ndertuar ne baze te merites.

“Ne jemi ketu t’ju ndihmojme, por i perket Shqiperise te realizoje çfare eshte e nevojshme ne marrjen e statusit te vendit kandidat duke nisur nga implementimi i prioriteteve kyçe.Une shpresoj dhe uroj qe kjo te ndodhe por eshte detyra dhe pergjegjesia juaj”, tha Sequi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›