E Diel, 1 Nëntor 2026

Te shtena ne Mitrovice 1 i vrare

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të qytetit, afër ish-muzeut, dhe sipas Policisë dyshohet se një automjet ka shtënë në lëvizje në drejtim të një automjeti tjetër, dhe është larguar më pas, kurse Policia është vënë në kërkim të tij.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, ende s’ka një raport për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Besohet se janë përdorur 3 armë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, autoritetet policore kanë përjashtuar pistën e përplasjeve etnike, duke nënvizuar se bëhet fjalë për konflikte me sfond kriminal.

Të njëjtat burime kanë shtuar se policia i ka identifikuar personat që kanë hapur zjarr dhe është vënë në ndjekje të tyre. Ata janë eksponentë të njohur të krimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›