E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, “Mein Kampf” botohet në vitin 2015

Ky libër nuk është i ndaluar me ligj në Gjermani, por Bavaria ka përdorur të drejtën e autorit për të parandaluar publikimin e tij që prej vitit 1945. Kufizimet e të drejtës së autorit skadojnë në vitin 2015, 70 vite pas vdekjes së Hitlerit. Qeveria bavareze thotë se po përgatit një publikim për studentët ku do të përfshihet edhe një kritikë për të.

Hitleri e shkroi librin “Mein Kampf” (lufta ime) në vitin 1924 teksa ishte dënuar me burg për tentativë për komplot. Në librin që është pjesërisht biografik, dhe ku nxiten përçarjet politike e racore përshkruhet thelbi i ideologjisë naziste.

Ai nuk qarkullon në gjermanisht që prej fundit të Luftës II Botërore por deri në vitin 1945 ishin shitur më shumë se 10 milionë kopje. Libri mund të gjendet në përkthime në gjuhë të ndryshme dhe në internet. Pas ardhjes në pushtet të Hitlerit në vitin 1933, të gjithë çifteve që martoheshin shteti u jepte një libër si dhuratë nga nazizmi.

Korrespondenti i “BBC”-së, Stephen Evans, thotë se shumë lexues, mes të cilëve edhe lideri i Italisë Fashiste, Benito Musolini, e kanë përshkruar librin sit ë mërzitshëm.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-25 14:13
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›