Sequi: Realizimi i reformave në interes të vendit

Publikohet raporti qytetar për monitorinin e zbatimit të planit të veprimit për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Europian nga qeveria shqiptare.
Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ripërsëritur apelin ndaj politikës shqiptare që të përmbushin reformat që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit.
Ndërsa ka inkurajuar klasën politike të vijojë me reformat, ambasadori Sequi tha se realizimi i tyre është në interesin më të mirë të vendit.
Nga ana e tij, kreu i komisionit të integrimit Ditmir Bushati ka kritikuar punën e bërë nga qeveria shqiptare për përmbushjen e reformave për integrimin.
Sipas tij, vendi ku ka një strategji të qartë për integrimin ndërsa ka shtuar se disa nga reformat kyçe nuk janë adresuar nga qeveria.
Ndërkohë një ekip prej 15 monitoruesisht nga shoqëria civile kanë monitoruar zbatimin e masave të planifikuara nga qeveria shqiptare për adresimin e 12 prioriteteve gjatë periudhës qershor-shtator 2012.
vijon..