Sequi: Reforma në gjyqësor me rëndësi për statusin

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka ripërsëritur sot se reforma në gjyqësor është e rëndësishme për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Duke folur në konferencën për Gjykatën e Lartë, ambasadori Sequi ka theksuar se procesi i reformimit të sistemit të drejtësisë është i nevojshëm ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin e institucioneve të drejtësisë në këtë proces.
Ai ka theksuar më tej se Bashkimi Europian ka dhënë një kontribut financiar për reformën në drejtësi ndërsa ka ripërsëritur sërish mbështetjen e BE-së për këtë proces.
Nga ana e tij, ministri i drejtësisë Eduard Halimi theksoi se janë marrë masa të forta për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia ndërsa shtoi se është me rëndësi thelbësore transparenca e gjyqësorit për mediat dhe publikun.
Ndërsa i është referuar emërimit të gjykatësve, Halimi theksoi se ai duhet të jetë transparent dhe të bëhet sipas meritës duke shtuar se Gjykata e Lartë ka nevojë për individë me integritet dhe të paanshëm.
vijon..