E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rasic Bashkepunim nderetnik ne Kosove

Kryeministri Berisha u takua me ministrin e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kosovës Nenad Rasic, dhe vlerësoi rolin e tij dhe Partisë së Pavarur Liberale për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Ministri Rasic e konsideroi vizionar qëndrimin e kryeministrit Berisha në lidhje me pakicat në Kosovë dhe kontributin financiar të qeverisë shqiptare për projektet e komunës së Gracanicës, si shembull pozitiv për marrëdhëniet midis komuniteteve etnike në rajon. Kryeministri nënvizoi se Ballkani është i mbushur me minoritete dhe është detyrim absolut i mazhorancave t’i respektojnë ato si një kusht për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kryeministri Berisha theksoi dhe nevojën për forcimin e arsimit profesional në Shqipëri e Kosovë, ndërkohë që tregu në të dy vendet është më fleksibël në kushtet kur Europa është e përshirë nga kriza

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›