Sequi Reformat ne kohen e duhur

Në një intervistë për Top Channel, ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi deklaroi se është një lajm i mire vullneti për konsensus dhe reforma, që lidhen më së shumti me reformën zgjedhore.
Ai thotë se gjithcka duhet bërë në kohën e duhur dhe se vullneti i mirë nevojitet që vendi të përparojë në rrugen drejt Bashkimit Europian.
TCH: Ambasador Sequi, sa i rëndësishëm është zbatimi i marrveshjeve të fundit mes dy forcave kryesore politike në Shqipëri?
Sequi: Më lejoni para së gjithash të them se unë e konsideroj këtë si një arritje të rëndësishme, e nuk jam i vetmi. Bashkimi Europian mirëpriti krijimin ReformatAshton: Inkurajoj konsensusin Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës Sistemi zgjedhor, komisioni fillon punën e një komisioni 'ad hoc' parlamentar për reformën zgjedhore, të një grupi pune për rregullat e procedurës së Kuvendit si dhe të një programi për të votuar ligjet që kërkojnë shumicë me 3/5. Kjo është e rëndësishme. Ky është një hap i parë, është një proces që sapo ka nisur dhe nevojitet që ai të konsolidohet. Ritmi i këtij procesi duhet shpejtuar për mendimin tim. Por, është e qartë se ka gjithashtu dhe prioritete të tjera. Komisioni ka konstatuar qartësisht 12 të tilla, dhe u takon qartësisht të gjitha forcave politike që të mobilizojnë të gjithë energjitë e tyre për shqiptarët dhe për të zbatuar 12 prioritetet kyçe.
TCH: Perfaqësuesja e Lartë Ashton deklaroi se reforma zgjedhore duhet kryer në kohën e duhur, përpara zgjedhjeve të ardhshme. Kur është koha e duhur?
Sequi: Unë mendoj se periudha e "kohës së duhur" është qartësisht ajo që mundëson adresimin në kohë të çështjeve për përgatitjen e zgjedhjeve. Por, "koha e duhur" përcaktohet edhe nga "vullneti i mirë". Kështu që mendoj dhe kam besim, që ky vullnet i mirë të qendrojë aty, dhe të vijojë jo vetëm për këtë komision parlamentar, por edhe për segmentet e tjera te reformave të nevojshme për Shqiperinë, në mënyrë që vendi të përparojë në rrugën drejt BE-së.
TCH: A janë zgjedhjet ende një kusht për statusin kandidat të Shqipërisë?
Sequi: Eshtë e qartë se aspekti zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ajo që na nevojitet tani është që të përfundojmë këtë reformë zgjedhore dhe të adresojmë të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR, sepse ky është një parakusht i qartë për të patur zgjedhje të suksesshme.
TCH: A do të pranonit ju zgjedhje të tjera problematike nga Shqipëria?
Sequi: Pikë së pari do të dëshiroja të mirëprisja rezultatin e sukseshëm të komisionin 'ad hoc' parlamentar për reformën zgjedhore, sepse siç e thashë e konsideroj këtë një kusht shumë të rëndësishëm për të siguruar që zgjedhjet të jenë të suksesshme
TCH: Së dyti..? Ju thatë "pikë së pari", e më pas?
Sequi: Epo mirë, 'pikë së dyti', une thjeshtë do të theksoja se është e domosdoshme që të ruhet vullneti i mirë që çoi në këto arritje të rëndësishme, vullnet që, e përsëris, duhet të vijojë, në mënyrë që të shënohet sukses.
TCH: Një nga prioritetet kyçe që thekson Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule është reforma në drejtësi. Cilët duhet te jenë hapat e radhës në këtë fushë?
Sequi: Siç e thashë, zbatimi i prioriteteve kyçe është qartësisht kushti kryesor. Ajo çfarë është e nevojshme, sipas meje, meqë shoh dhe konsensus ndërmjet partive politike, është që të tentohet për të punuar mbi ngritjen e një plani aksioni per zbatimin e prioriteteve kyce. Mendoj se duke e bërë këtë, sigurohet ritmi i reformave si dhe vazhdimi i sukseshëm i procesit."
TCH: Një pjesë e madhe nga ndihma financiare e BEsë për Shqipërinë shkon për drejtësinë. A do t'i ndihmoni autoritetet shqipëtare nëse vijon kultura e pandëshkueshmërisë, veçanërisht për rastet e korrupsionit në nivel të lartë?
Sequi: Më lejoni para së gjithash t'ju falenderoj për këtë pyetje, sepse thekson rëndësinë e ndihmës financiare te Bashkimit Europian. Me lejoni t'ju jap disa të dhëna që shpjegojnë sesa e rëndësishmë është kjo ndihmë financiare. Nga viti 91 deri në vitin 2012, në tërësi shuma e parave të ofruara ndaj Shqipërisë ishte 1,4 miliard euro. çdo vit ne shpenzojmë rreth 80 milion euro, madje pak më shumë se 80 milionë. Kjo dëshmon, seçanërisht në një periudhë të vështirësive financiare, angazhimi i Europës për Shqipërinë është shumë i fortë dhe vazhdon të mbetet i fortë. Tani, është e qartë se çdo segment i adresuar në prioritetet kyçe është i rëndësishëm, në veçanti ato segmente tek të cilat Bashkimi Europian investon para. Ndaj unë vetëm mund të konfirmoj atë që sapo thashë. Të gjitha prioritetet kyce janë të rëndësishme, qartësisht përfshirë gjyqësorin dhe luftën ndaj korrupsionit"
TCH: Përfshirë në rastet e korrupsionit në nivel të lartë?
Sequi: Përfshirë të gjitha ato që janë thënë në raportin e progresit, të cilin ne ia kemi paraqitur të gjithë spektrit, jo vetëm politik, por dhe segmenteve të shoqerisë civile në Shqipëri, dhe në mënyrë të qartë ne flasim edhe për rastet korrupsionit në gjyqësor apo diku tjetër, për çdo nivel."
TCH: Përvec reformave konsensuale, si mund të inkurajojë BE qeverinë shqipëtare për të vijuar përpjekjet me reston e reformave e prioriteteve kyçe, si përshembull për kapacitetet administrative, një sektor i konsideruar thellësisht i politizuar?
Sequi: Unë mendoj se nevojitet që të ruhet angazhimi i treguar gjatë procesit që nisi pak ditë më parë. Unë mendoj se për sa kohë ne do të shohim angazhim, atëherë do të ishte më i lehtë përparimi i Shqipërisë në rrugën europian, kjo është e qartë. Ne do të jemi të gatshëm për të asistuar, ne do të jemi gati për të ndihmuar, por kjo është qartësisht një detyrë për Shqipërinë, për të cilën na nevojitet të shohim autorësi shqiptare.
Pergatiti ARTA TOZAJ
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Mblidhet Asambleja e PS-së
Asambleja e Partise Socialiste është mbledhur me anetarësine e saj të re të dale nga kongresi fundit i kesaj partie. "The Independent" bën biografinë e Leka Zogut
Gazeta "The Independent" në shkrimin me titull: “Leka Zogu 'Mbreti Shqiptar' kontraversial, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës në mërgim” shkruar nga Xhejms Petifer, shkruan se Leka i Shqipërise ishte një nga tipat me me kolorit dhe me kontraversial në skenën ballkanike të shekullit të 20 dhe një nga lidhjet e fundit të monarkise zogiste të para Luftës së Dytë Botërore. Autokratizmi thellon korrupsionin
Andrea Stefani - Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër korrupsionit! Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka se si të çmohen
Mustafa Nano - Edi Rama ka bërë një vizitë me axhendë të ngjeshur e të plotë në Prishtinë, me synimin për t’i bërë për vete kosovarët. Fier, dhunohet zyra e kryetarit të Këshillit Bashkiak
Posti i kryetarit te keshillit te qarkut te Fierit qe prej disa muajsh eshte kthyer ne molle sherri.
Lajmet kryesore
Blushi: Gafat e Edi Ramës
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut