Sequi: Shqipëria, ende punë në luftën kundër korrupsionit

Shqipëria ka ende punë në luftën kundër korrupsionit. Kështu është shprehur Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në komitetin kundër korrupsionit.
Duke e cilësuar si domosdoshmëri për anëtarësimin në Bashkimin Europian luftën kundër korrupsionit, Sequi theksoi se vendi ynë duhet të bëjë më shumë punë për reformat e llogaridhënies dhe reformat në drejtësi.
Gjithashtu ambasadori i BE-së në Tiranë Sequi ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve të drejtësisë duhet të vazhdojë më tej.