Freedom House Dialogu politik mbetet pika kyce per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian
Dialogu mes klasës politike mbetet pika kyçe për hapin tjetër të Shqipërisë, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.
Kjo është theksuar edhe në raportin e “Freedom House” ku thuhet se kandidatura e Shqipërisë për në BE do të rishqyrtohet në vitin 2011 dhe përparësia e vendosur nga BE për vendin janë dialogu mes klasës politike për miratimin e ligjeve të mbetura pezull dhe që kërkojnë bashkëpunimin mes palëve.
Nuk kalon pa u vlerësuar në këtë raport lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, e cila konsiderohet si një arritje pozitive për qeverinë dhe vendin.
Por raporti thekson se garantimi i sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit mbeti një sfidë për Shqipërinë: reforma juridike vazhdon të mbetet e papërfunduar dhe nuk është bërë përparim në rishikimin e disa prej ligjeve më të rëndësishme.
Dhe e gjitha kjo, për shkak të mungesës së pranisë në Parlament të Partisë Socialiste.
Raporti i Freedom House, vlerëson faktin se në Shqipëri pavarësisht nivelit te korrupsionit është bërë konsolidimi i institucioneve demokratike dhe se gjatë vitit 2010 pati përpjekje pozitive për përfundimin e legjislacionit për të luftuar korrupsionin, dhe nga Inspektoratit te Lartë te Deklarimit të Pasurive.
Një tjetër aspekt i raportit është media, ku vlerësohet zhvillimi teknologjik i saj por gjithsesi vihet në dukje mungesa e transparencës për një pjesë të tyre.