E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: S`mbështesim veprime ekstremiste

"Nuk mbështesim asnjë veprim ekstremist në Kosovë, që synon bllokimin e doganave, pikëve kufitare etj, pasi kjo nuk është fryma evropiane për të zgjidhur problemet”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Kosovës, Enver Hoxhaj duke iu referuar vendimit të lëvizjes “Vetevendosje”, që të bllokojë nesër të dy pikave kufitare me Serbinë.
 

Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe ministrit kosovar Hoxhaj i cili ka theksuar se çdo akt i cili është kundër ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës është i papranueshëm për qeverinë kosovare.  ”Çdo sjellje e dhunshme, çdo akt kundër Kushtetutës është i papranushëm nuk është një qasje europiane. Edhe qytetarët nga Shqipëria që lëvizin drejt Kosovës janë kundër interesit të shtetit. Nuk duhet të imitojmë askënd në Ballkan por të sillemi si një shtet demokrat dhe europian. Akte dhe veprime të tilla për qeverinë e Kosovës janë të papranueshme dhe ne në çdo formë jemi kundër bllokimit në mënyra të pa imagjinuara të pikave kufitare” ka shtuar Hoxhaj.
 

Një tjetër pikë ku të dy ministrat ranë dakort ishte edhe dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin ata theksuar se është i domosdoshëm dhe duhet të implementohen sa më parë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani mes dy vendeve. Sipas ministrit haxhinastoi dialogu nuk mund të përdoret si kredit për dikë që kërkon të hyjë në Europë por ka objekt të qartë për të zgjidhur çështjet që ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Gjithashtu ministri Haxhinasto ka theksuar se në takimin me homologun Hoxhaj është diskutuar ndër të tjera edhe për progresin e institucioneve të kosovës, për ngritjen e një komisioni të përbashkët të zhvillimit ekonomik, si edhe për situatën aktuale politike atje.

Ndërkohë ministri i Kosovës Enver Hoxhaj do të ketë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-së Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›