E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Të respektohen të drejtat e njeriut, kyç për integrimin

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar sot se përmbushja e kritereve politike të Kopenhagenit është kriter kryesore që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Në fjalën e tij gjatë firmosjes së një marrëveshjeje mes zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, Sequi se kjo marrëveshje kërkon të respektohen të drejtat politike, civile, kulturore dhe të grupeve të veçanta në nevojë.
 

“Dy nga 12 kriteret e kërkuar kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Kriteri numër 11 i referohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të grave fëmijëve dhe të komunitetit rom ndërsa kriteri i 12-të ka të bëjë me parandalimin e keqtrajitmit. Një bashkëpumin me Avokatin e Popullit dhe shoqërinë civile do të japë një kontribut për mbrojten sa në mirë të të drejtave të njeriut dhe një hetim të atyre rasteve kur ka shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut” ka theksuar Sequi.

Sekui tha se BE beson se Shoqëria Civile ka nevojë për mbrojtur dhe promovuar dhe ne e bëjmë këtë në mënyrë konkrete. “Kjo është arsyeja se pse BE vazhdon të jetë e angazhuar, sepse ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për të financuar Shoqërinë Civile në këto 5 vitet e fundit, dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim Avokatin e Popullit. Ne kemi besim se të gjithë ju do të tregoni angazhim, vizion dhe dedikim.”- u shpreh Sekui.
 

Në fjalën e tij, avokati i popullit Igli Totozani  shprehu mirënjnohje dhe i falënderoi për mbështetjen përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, për ndihmën që i është dhënë institucionit të Avokatit të Populli gjatë këtyre muajve, konkretisht në mbledhjen e ndihmave për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në veri të vendit.

"Shoqëria Civile kam bindjen se ka potencialin e madh për tu shndërruar në një forcë të madhe në lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”- theksoi më tej Totozani.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›