E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç kushtëzon dorëheqjen me Kosovën

Nëse merr garanci të forta ndërkombëtare se “në Kosovë nuk do të ketë konflikte dhe sulme të reja mbi serbët”, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç do të jepte dorëheqjen sot ose nesër, ndërsa më 6 maj do të mbaheshin edhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, ka thënë për mediat serbe një burim i afërt me presidentin serb, Tadiç.

Madje edhe para shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (13 mars), Tadiç dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt si dhe kreu i partisë ishin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, burimi i gazetës Blic ka thënë se lideri i demokratëve ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për këtë, për faktin se në rast të incidenteve dhe trazirave në Kosovë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë nuk ka mandat të plotë për veprim.

Detyrat e presidentit të shtetit, në një situatë të tillë do t`i kalonin kryetares së Kuvendit të Serbisë, Slavica Gjukic-Dejanoviç. Ajo dje ka thënë se “është e gatshme të kryejë atë funksion”

Përveç Tadicit, aktualisht janë edhe tre kandidat të tjerë për president të Serbisë: Tomislav Nikoliç, kryetar i përparimtarëve serb, Ivica Daçiç, i socialistëve dhe Istvan Pastor, lider i Lidhjes Hungareze të Vojvodinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›