Bjellorusi, policia arreston protestusit gjatë fjalimit të presidentit

Policia e Bjellorusisë ka arrestuar sot disa protestues opozitarë për pengimin e fjalimit të presidentiti Aleksander Lukashenko, me duartrokitje shumë entuziaste.
Presidenti Lukashenko po fliste në Ditën e Pavarësisë, që shënon përfundimin e okupimit Nazist në vitin 1994.
Para fillimit të fjalimit të presidentit Lukashenko, policia kishte larguar disa të rinj, të identifikuar si protestues potencialë, pasi ata po përpiqeshin të bashkoheshin me mbështetësit e Lukashenkos.
Pavarësisht vërejtjeve kundër “duartrokitjeve për pavarësi”, disa demonstrues, që bënë zhurmë gjatë fjalimit të presidentit, u morën nga forcat e policisë.
Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe Stanisllav Shushkeviç, kritik i Lukashenkos.