E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi e Berisha: Arsimi profesional, garanton të ardhmen

Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të shkollave në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme së bashku me ambasadorin e BE-së së Tiranë Ettore Sequi, kreu i qeverisë ka inaguruar shkollën e mesme profesionale “Salih Çeka” në Elbasan.
 

Gjatë fjalës së tyre, ambasadori Sequi dhe kryeministri Berisha i kanë bërë apel nxënësve të zgjedhin arsimimin profesional si një garanci për të ardhmen e tyre.
 

“Arsimi profesional është tepër i rëndësishëm dhe garanton të ardhme prandaj dhe Bashkimi Europian i kushton vëmendje dhe insiston në zhvillimin e mëtejshëm të tij. Që nga viti 2006, BE-ja ka investuar 8.2 milionë euro në arsimin profesional në mënyrë që të rritet aftësia e punësimit për ata që përfundojnë arsimin profesional” deklaroi ambasadori Sequi.
 

Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka deklaruar se është rritur me 23 % numri i nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. "Hapja e shkollës profesionale në Elbasan, ka një rëndësi të veçantë dhe unë I shpreh mirënjohje Komisionit Europian për mbështetjen që i jep arsimit profesional” theksoi kryeministri.

Ndërsa ripërsëriti premtimin se qeveria do të vijojnë me investimet në arsim, kryeministri Berisha theksoi se janë ndërtuar mbi 300 shkolla të reja dhe mbi 1 mijë janë rikonstruktuar në të gjithë vendin.
 

“Sërish do të ketë investime në arsim. Do të shtojmë shkollat e të mbyllim burgjet . Reformat në arsim kanë në qendër të vëmendjes mësuesit dhe brenda 6 viteve arsimtarëve u janë rritur rrogat me 120 %” shtoi më tej kryeministri.
 

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›