Sequi i dorëzon progres raportin Topallit

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi i dorëzoi sot progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë kryeparlamentares Jozefina Topalli ndërsa më pas raporti gjithashtu do t`i dorëzohet edhe krerëve të komisioneve parlamentare.
Ndërkohë ditën e djeshme kreu i BE-së në Tiranë Sequi i dorëzoi raportin kreut të shtetit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama.
Komisioni Europian publikoi dje progres raportin për Shqipërinë ku vendi ynë humbi sërish një tjetër mundësi për të marrë statusin e vendit kandidat e për të bërë kështu një hap të ri përpara në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.