E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Raporti realist, palët të punojnë për reformat

Një ditë pas publikimit të progress raportit të Komisionit Europian ku Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në BE, kreu i shtetit Bamir Topi i ka bërë thirrje partive politike të dalin mbi interest personale dhe të bashkëpunojnë për reformat.
 

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit e ka cilësuar raportin e KE-së për Shqipërinë si një dokument realist, të paanshëm dhe profesional, që pasqyron ecurinë dhe problematikën e procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
 

“Në kontrast të thellë me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, Raporti arrin në përfundimin realist se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimin Evropian për të rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë” ka theksuar Topi.


Ai ka theksuar më tej se edhe pse Bashkimi Evropian i prezantoi Shqipërisë 12 rekomandime për një sjellje të re politike dhe reforma konkrete fatkeqësisht, shumica e këtyre kërkesave nuk janë plotësuar. Sipas tij Shqipëria vijon të ketë vështirësi në aplikimin e demokracisë funksionale, axhendat partiake vijojnë të jenë dominuese mbi axhendat e reformave integruese dhe shteti i së drejtës ndeshet ende me problematika komplekse e të patrajtuara si duhet duke shtuar se për të gjitha këto arsye, Shqipëria humbi edhe njëherë shansin historik për të hedhur hapa serioze në përafrimin e vet me Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë me interes kombëtar për Shqipërinë, ndaj edhe në momente të tilla, qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Për çdo qytetar ka qenë dhe mbetet e qartë kërkesa për demokraci funksionale, për dialog e bashkëpunim intensiv e institucional midis mazhorancës dhe opozitës për reformat integruese, për forcimin e shtetit të së drejtës përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese. Në radhë të parë 12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike” ka theksuar më tej Topi.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›