E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi shte teper e nevojshme te realizohen tre reformat

Është e nevojshme fillimi i punës për realizimin e reformave të mbetura pezull. Ky ishte apeli i ripërsëritur sërish sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi gjatë takimit me kreun e LSI-së, Ilir Meta, të cili i ka dorëzuar progres raportin e KE-së.
“Përmbushja e reformave që janë të nevojshme në mënyrë që Këshilli të pranojë rekomandimin e Komisionit Europian janë të mundshme. Realizimi i refomave është e nevojshme të bazohet tek arritjet që janë bërë të njohura në progres raport. Këto arritje kanë qënë të mundura të realizohen përmes dialogut dhe konsensusit politik dhe kjo është interesi më i mirë për integrimin e Shqipërisë” tha ambasadori”, vuri në dukje Sequi. 
Nga ana e tij, kreu i LSis-ë, Meta bëri me dije se gjatë bisedës me ambasadorin Sequi janë shkëmbyer disa opinione për progres-raportin e BE. 
“Pavarsisht nga arritjet pozitive, progresi duhet të vazhdojë. Përmbushja e tre kritereve të tjera do ta çojë më tej në marrjen zyrtare të statusit kandidat. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngusht me delegacionin e BE-së”, vlerësoi Meta, paspërfundimit të takimit me ambasadorin Sequi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›