E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi kundershton taksen progresive

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim me përfaqësues të biznesit të madh, ka përsëritur se do të aplikojë taksën progresive, nëse do të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Kryesocialisti, duke mbrojtur programin politik për biznesin, theksoi se taksa progresive nuk duhet parë si kërcënim për sipërmarrësit.
Por, zbatimi i taksës progresive hasi jo vetëm në skepticizmin, por edhe në oponencën e përfaqësuesve të biznesit të madh.
Politika fiskale që Partia Socialiste premton se do të zbatojë, shkon në linjë të kundërt me ato që aplikohen dhe bëhet thirrje të aplikohen në vendet e Bashkimit Europian. Vetëm një ditë më parë, Kancelarja gjermane Angla Merkel ka bërë thirrje për uljen e taksave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›