E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi viziton ne spital ish-te perndjekurin Ndreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, vizitoi sot në spital grevistin Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.
Ambasadori Sequi kërkoi dialog politik për zgjidhjen e situatës së krijuar me ish-të përndjekurit politik. “Kemi një situatë që thotë se ka një problem dhe kam besim se nëpërmjet dialogut dhe kontakteve problemi mund të trajtohet dhe po ashtu të vihen në zbatim edhe ligjet përkatëse. Nuk kam dyshim që të gjithë do luajnë rol pozitiv”, vlerësoi  Sequi.
Gjendja shëndetësore e ish-të përndjekurit politik Gjergj Ndreca sipas mjekëve në shërbimin e diegieve plastikës në QSUT është e stabilizuar, por ata thonë se ende nuk mund të flitet se ka dale nga rreziku për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›