E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimet ne vendet e Pranveres Arabe

Gjatë punimeve të Forumit Botëror për Demokracinë, Kryeministri Berisha mori pjesë në drekën-debat të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, ku merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, zoti Jean Claud Mignon, Kryeministri i Marokut, Zëvendëspresidenti i Parlamenti Europian, zoti Othmar Karas, Nobelistja jemenite Tauakul Karman.
Dreka-debat, me temë "Çfarë demokracie pas Pranverës Arabe?", i fokusoi të pranishmit tek zhvillimet në vendet e Pranverës Arabe si Egjipti, Libia, etj., masakra që po përjeton popullsia civile në Siri nga dora e diktatorit Assad dhe rreziku që ai përbën ndaj stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Gjatë drekës, pjesëmarrësit diskutuan rreth rolit që Këshilli i Europës dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar mund t’u japin këtyre vendeve, nëpërmjet partneritetit dhe asistencës ndaj proceseve demokratizuese, ngritjes së institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›