Kriset marrëveshja, PS refuzon ligjet me 3/5 në kalendar

Ligjet me tre të pestat, përfshirë këtu kodin penal dhe atë civil kryejnë çarjen në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë.
Partia Socialiste ka kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirjen e këtyre ligjeve në kalendarin tre javor të punimeve , madje kryetari i opozitës Gramoz Ruçi ka debatuar me përfaqësuesit e mazhorancës për këtë çështje.
Në këto kushte konferenca vendosi pa konsensus që projektligjet që kërkojnë 84 vota në Parlament të mbeten në kalendar dhe të fillojë puna në komision për shqyrtimin e tyre.
Po ashtu konferenca e kryetarëve përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre ligjeve, datën 2 shkurt, ku në rendin e ditës do të përfshihet shqyrtimi i kodit civil.