Serbe apo boshnjake
Historianet e Fierit kundershtojne kombesine e serbeve te Rrethlibofshes. Sipas historianeve ata njihen si boshnjake pavaresisht veteshpalljes se tyre te fundit si serbe. Nuri Plaku specialist i historise prane muzeut historik te Fierit tha dje se disa lagje ne tre komuna te Rrethit te Fierit kane pjesetare te komuniteti boshnjak por jo serb. Edhe ne Rrethlibofshe jeton nje komunitet i konsiderueshem boshnjakesh. Kjo ka kohe qe dihet nga popullata e Fierit. Madje edhe para vitit 1990 komuniteti i Rrethlibofshes apo dhe i fshatrave te tjere shfaqej dhe prezantohej si boshnjak dhe jo si serb. Megjithate jane autoritete te tjera ato qe vertetojne kombesine e sakte te tyre tha specialisti Nuri Plaku. Ai sqaroi gjithashtu se komuniteti eshte vendosur ne zonen e Fierit pas shpernguljes nga Novipazari ne vitin 1924 pak kohe pas konferences se paqes ne Paris. Pas Luftes se Pare Boterore ashtu si dhe nje pjese e shqiptareve te Kosoves e Maqedonise edhe pakica sllave u dynden drejt zonave shqiptare perfshi ketu edhe Myzeqene tha Nuri Plaku. Si specialist Plaku edhe te tjere historiane te Fierit kembengulin se origjina e komunitetit sllav te Rrethlibofshes eshte boshnjake. Kjo vertetohet kryesisht nga vecoria e gjuhes se tyre tha historiani. Por kjo nuk pranohet nga vete pjesetaret e komunitetit ne fjale. Ata thone se sipas ndarjes aktuale te ish-Federates Jugosllave zona nga ata jane shperngulur ne vitin 1924 eshte pjese e Serbise ndaj ata e konsiderojne veten serbe. Ata thone se jane te besimit mysliman por serbe. Nderkohe kreret e tre komunave Qender Dermenas dhe Libofshe ku ka komunitet sllav thane se numri total i tyre shkon ne 2500 fryme afro mbi 430 shtepi. Sipas Nikolla Zakes kryetarit te Komunes Libofshe mesohet se vetem ne fshatin Rrethlibofshe numerohen 112 familje sipas tij serbe me 430 fryme.