E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati mbi investimet e huaja

1. Kuvendi sapo miratoi nje nisme te qeverise per disa shtesa ne ligjin mbi investimet e huaja. Nisma si ne cdo rast tjeter u politizua tejskajshem. Debatet parlamentare jo vetem qe nuk kontribuuan ne qartesimin e nismes vleresimin e dobishmerise efektet e mundshme negative dhe permiresimin e instrumentit nderhyres por shtuan me shume turbullire.

2. Hipoteza baze motivuese e nismes eshte risku qe nje investim i huaj mund te sulmohet abuzivisht nga subjekte qe sajojne pretendime pronesie dhe nepermjet tyre mund te ushtrojne presion te drejtperdrejte mbi investitorin e me pas duke instrumentalizuar proceset gjyqesore. Ne keto te fundit abuzuesit ne bashkepunim me gjyqtare po ashtu abuzive mund te shkaktojne bllokime te investimeve marrje me pa te drejte te prones trembje te investitoreve e keshtu me radhe te gjitha keto drejtesisht te vleresuara si kosto dhe risk jo vetem per dobine private te investitorit te huaj ne fjale por edhe per vete dobine publike. Cdo vend ka nevoje per investime te huaja aq me shume Shqiperia.

3. Krahas kesaj hipoteze nisma ushqehet edhe nga hipoteza te tjera por qe jane derivate me te dobeta te hipotezes baze. Mjafton te modifikojme nje nga termat e hipotezes baze si per shembull pretendimi i pronesise nuk eshte i sajuar por i drejte dhe/ose gjyqtari nuk eshte abuziv por vendos me drejtesi por bazuar tek informacione te pasakta apo te falsifikuara apo te tjera modifikime te tilla. Qofte hipoteza baze e qofte ato derivate vecmas a se bashku duke i pranuar te provuara si mjaftueshmerisht problematike justifikojne ndermarrjen e nje nisme qe bazohet ne instrumente ligjore specifike krahas atyre tradicionale ku keto te fundit ne thelb jane permiresimi ne teresi i sistemit te regjistrimit saktesimit dhe garantimit te te drejtave te pronesise nga administrata dhe i mirefunksionimit te sistemit gjyqesor.

4. Instrumenti specifik i miratuar synon ta adresoje kete shqetesim permes krijimit te nje koncepti juridik te quajtur Mbrojtje e Posacme Shteterore e qe ne thelb kupton qe ne nje proces juridiko-civil ne gjykate shteti zevendeson investitorin e huaj ne rolin e te paditurit nese plotesohen disa kushte te ekzistences se dobise publike per investime mbi 10 milione euro dhe kur kete e gjykon te arsyeshme rast-per-rast Keshilli i Ministrave me vendim te vecante. Ne nje rast te tille qeveria zhvillon mbrojtjen juridike ofron garancite pasurore pergjate procesit gjyqesor dhe mund te arrije deri te shpronesimi per interes publik nese pala pretenduese fiton gjyqin.

5. Duke pranuar per te vertete hipotezen baze dhe ato derivate vecmas a se bashku duhet vleresuar nese instrumenti specifik premton te eliminoje ose te pakten te minimizoje kostot dhe riskun mbi investimet e huaja pra te prodhoje dobi publike duke pasur njekohesisht risk dhe kosto sa me te ulet per vete dobine publike ne rast perdorimi te tij. Analiza e dobise se pritshme te instrumentit rezulton pozitive ndonese ai nuk eshte i cliruar nga risku dhe efektet negative.

6. Efekti pozitiv i pritshem i instrumentit bazohet te hipotezat vijuese i hyrja e shtetit ne procesin gjyqesor me rolin e zhvilluesit te mbrojtjes juridike rrit gjasat per nje proces me te ndershem e me te drejte ii ofrimi i garancive pasurore publike ne procesin gjyqesor ul kostot e mundshme mbi investimin e huaj iii mundesia e shpronesimit per dobi publike te pronave te fituara gjithsesi nga pala pretenduese rrit garancine e vazhdimesise se investimit te huaj. Dy efektet e fundit jane qartesisht te verteta ndersa hipoteza e pare vlen per tu peshuar pasi ne praktike ka plot raste gjyqesore te fituara me a pa te drejte qofte nga shteti kunder pales private dhe anasjelltas nga pala private kunder shtetit. Nje analize me e plote lidhur me hipotezen e pare do te kish qene e dobishme.

7. Gjithsesi instrumenti premton forcim te garancive per investimet e huaja edhe lidhur me hipotezen e pare. Nje investitor i huaj eshte ose percepton nje fare diskriminimi natyror kundrejt nje pale private vendase ne raport me sistemin juridik e gjyqesor vendas. Jo me kot shpesh kerkohet qe mosmarreveshjet te zgjidhen me arbitrazh nderkombetar apo sipas ligjeve dhe ne institucionet e vendit te origjines. Sa me problematik te jete a te perceptohet sistemi gjyqesor vendas aq me i larte risku real apo i perceptuar nga investitoret e huaj aq me i larte perceptimi i diskriminimit natyror. Nga ky kendveshtrim bie edhe pretendimi i pabarazise antikushtetuese mes investitoreve te huaj dhe vendas. Instrumenti ligjor krijon nje diskriminim pozitiv qe kompenson diskriminimin natyror te te huajve.

8. Ne fakt instrumenti premton dobi publike edhe nese ai nuk do te perdoret asnjehere nga qeveria. Nese nga kendveshtrimi i investitorit te huaj ekzistenca e kesaj mundesie rrit perceptimin e sigurise dhe vazhdimesise se investimit nga kendveshtrimi i gjahtareve te pronave dhe gjobevenesve perfshire gjyqtaret e pandershem rritet mundesia e kotesise se nismave te tyre e deri te mundesia e ndeshkimit te kesi nismash perverse. Shkurt vete ekzistenca e instrumentit rrit shkallen e dekurajimit te nismave perverse. Edhe nese do te kete perseri kurajoze a te marre qe gjithsesi sheqin dore nga pasioni a makuteria aktivizimi i instrumentit rrit mundesine e fitores kunder tyre me kushtin qe hipoteza e pare mbi efektivitetin e instrumentit pra qe shteti kur ka te drejte si rregull i fiton gjyqet kundra privateve abuzive eshte e vertete. Ne te kundert gjahtaret do shtohen dhe preja do behet vete shteti pra interesi publik. Ky risk duhet pasur ne vemendje te vazhdueshme.

9. Perdorimi i instrumentit rast-per-rast nga Keshilli i Ministrave kerkon qe rast-per rast te vleresohet ekzistenca e dobise publike te nderhyrjes. Ndonese Keshilli i Ministrave ka diskrecion vendimmarres ligji percakton disa kritere baze te rasteve e rregullave te perdorimit. Per pasoje Keshilli i Ministrave nuk ka kaq dore te lire sa pretendohet. Tek e fundit Vendimet e Keshillit te Ministrave kalojne permes nje kalvari procedurash dhe filtrash qe japin mundesi per peshimin e rasteve dhe arritjen e gjykimit me te shendoshe perfshire evitimin e gjoja investimeve te huaja sic rreken te ngrene si shqetesim disa. Gabimet sperjashtohen dhe jane pjese e pandashme e kesaj bote ndersa mundesia e abuzimit nga vete Keshilli i Ministrave seshte aspak me e larte se plot mundesi te tjera qe jane ne duart e qeverise. Kjo eshte ceshtje besimi a mosbesimi te sistemi institucional juridik e politik ne teresi i derisotem dhe i se nesermes. Cdokush ka te drejte te besoje a te mos besoje. Mjafton te kete shanset te verifikoje e te ankohet ne rruge juridike dhe/ose demokratike. Kjo eshte edhe ceshtje perkatesie politike qe nxit kundershtite dhe mosbesimin qofte ky i sinqerte e qofte ky i instrumentalizuar nga opozita konkrete e radhes ndaj qeverise konkrete te radhes.

10. Duke iu rikthyer hipotezes baze asaj qe nxiti nismen ligjore pra te ekzistences problematike te rasteve te gjuetise abuzive mbi investimet e huaja materialet shpjeguese dhe procesi i diskutimeve nuk arriten te ofrojne te dhena te mjaftueshme per vleresimin e fenomenit. Ne fakt ceshtja eshte nese kemi te bejme me fenomen apo me raste sporadike ka ardhur ne ulje apo ne ngritje dhe cpritet te ndodhe ne te ardhmen. Rastet e degjuara e te komentuara flasin per mundesine e ekzistences se nje fenomeni gjuetie abuzive por nuk e provojne bindshem ate. Por edhe sikur fenomeni te jete iluzion pra kemi vecse pak raste te vecuara atehere kjo do sjelle mosperdorimin e instrumentit apo perdorimin mjaft te rralle te tij. Nderkaq me siper dalluam dobine e ekzistences se tij edhe ne rast mosperdorimi. Hipoteza baze qofte edhe e dobet nuk e eliminon dobine e instrumentit.

11. Megjithate ky ligj do te ishte nje rast i mire i perdorimit ah-hoc te metodes standard te vleresimit te efektit te pritshem te nje nisme ligjore. Nje proces metodologjik i tille do tu kthente me mire pergjigje qofte hipotezes baze e qofte hipotezave pro dhe kunder efektivitetit te instrumentit si dhe te raportit te tij me instrumentet e tjera klasike te permiresimit te sigurise dhe nxitjeve mbi investimet e huaja. Vete qeveria si nismetare e ketij instrumenti duket se ka qene e ndergjegjshme per dilemat e siperpermendura ndaj dhe instrumenti specifik u propozua dhe do perdoret per nje kohe te kufizuar katervjecare. Metoda e vleresimit te efektit te ligjit duhet te filloje te perdoret te pakten ne proceset e rendesishme ligjvenese. Pergatitjet per kete metode jane ne proces e siper.

12. Diskutimet e zjarrta publike politike dhe mediatike mbi kete nisme filluan si zakonisht kur ajo hyri ne programin e punimeve te Kuvendit ne veren e ketij viti dhe u perforcuan ne kete shtator. Nisma ishte e lavderueshme. Ajo duhej inkurajuar kuptuar edhe kritikuar por per tu permiresuar. Nje proces i paqte parlamentar do kish mundesuar trajtimin dhe sqarimin me te mire te hipotezave dhe dilemave te mesiperme dhe do kontribuonte ne perfeksionimin e vete instrumentit. Sqe e thene Opozita perdori taktikat radikale parlamentare. Mazhoranca iu pergjigj me te njejten metode. Publiku u keqinformua. Instrumenti mbetet i dobishem ne parim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›