Prefektura e Fierit i kerkon llogari ujesjellesit
Takim urgjent ne Prefekturen e Fierit per ujin e pijshem. Sekretari i pergjithshem i ketij institucioni Vasil Ndreko ka nxitur mbledhjen ne fjale me drejtuesit e Ndermarrjes Ujesjelles-Kanalizime. Shkas per takimin jane bere dhjetera ankesa qe jane cuar prane institucionit te prefektit nga qytetare te Fierit. Mesohet se objekt i ankesave kane qene kryesisht faturimet abuzive te ujit te pijshem dhe furnizimi jo korrekt. Jane me dhjetera qytetare fierake qe kane pasur ankesa per faturimet e ujit te pijshem. Ata akuzojne per abuzime me faturat si dhe per mosrespektim te orarit te furnizimit me uje te pijshem. Perballe dhjetera ankesave kemi qene te detyruar te kerkojme shpjegim nga ndermarrja ne fjale tha sekretari i pergjithshem i prefektures. Disa nga pikat e tjera ku jane perqendruar ne fjalen e tyre perfaqesuesit e prefektures dhe ata te ndermarrjes se ujesjellesit ishin matesit e ujit faturat e prapambetura te konsumit te tij si dhe siguri per nje furnizimi me orar me te zgjatur. Takimi eshte shoqeruar edhe me debate pas qendrimeve te mbajtura nga nje pjese e stafit drejtues te ujesjellesit. Kreu i kesaj ndermarrjeje Agim Plepi tha se fale disa investimeve situata e furnizimit ne te ardhmen do te jete premtuese dhe e vleresueshme ndersa per faturat e kripura qe po aplikohen ai tha se kjo behet per te realizuar nje investim te madh. Pritet qe se shpejti Fieri mos te kete me depozita neper tarraca apo pompa pasi ai do te jete garant 24 ore ka premtuar drejtori Agim Plepi.