E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët: Jemi fajtorë për Kosovën, një film ndjese për të gjitha krimet

Lufta e Serbisë me Kosovën ka kohë që ka ndodhur e megjithatë ende asnjë politikan serb nuk ka pranuar fajin apo përgjegjësinë për atë që ndodhi. Megjithatë si gjithmonë arti prezantohet një shkallë më lartë se politika. Për herë të parë realizohet një film i përbërë prej një kaste aktorësh serbë dhe shqiptarë. Regjisori serb Goran Paskaljeviç u shpreh se me anë të këtij filmi dëshironte që të jepte ndjenjën e fajit për atë që ndodhi, pasi ka edhe njerëz të cilët dëshirojnë të jetojnë në paqe. "Ne", vazhdoi Paskaljeviç "jemi dy popuj që synojmë Evropën dhe duhet të lëmë pas krahëve atë që ndodhi".
Disa prej aktorëve pjesëmarrës në film u shprehën se e gjithë kjo ishte një eksperiencë mjaft e veçantë.Gjithashtu ata shprehën mjaft vlerësime për njëri-tjetrin duke kërkuar të tjera bashkëpunime. Filmi Honeymoons u shfaq dje në Teatrin Kombëtar duke hapur dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit i cili do të mbyllet në datën 6 dhjetor .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›