Krijohet "Instituti i promovimit të vlerave në gjuhën shqipe"
Një bashkim intelektualësh, me në krye poetin e përkthyesin Primo Shllaku, kanë ndërmarrë një nismë të sintetizuar në një "institut të promovimit të vlerave në gjuhën shqipe". Ashtu si ata vetë e përkufizojnë, do të funksionojë si një organizëm me natyrë filologjike, duke mbledhur rreth vetes miq të fjalës së folur, fjalës gjuhësisht të studiuar, fjalës së krijuar, fjalës së kënduar, pra përgjithësisht të fjalës artistikisht të interpretuar të gjuhës shqipe, për ta pasuruar dhe zhvilluar më tej atë. Realizimi i një antologjie letrare është një projekt i afërt.